TRËNDAFILI NË BORË!!
Një trëndafil në borë..
Sa i bukur ç’hijeshi..
Dua që ta prek në dorë..
Po gishtat prekin ftohtësi…
Trëndafil bardhë në rozë..
Fletët të rëndojnë nga bora..
S’thahet në dhe se është ngrohtë
Rrënjët i ka thellë tek toka..
Trëndafil I bardhë si reja..
Shtëllungore si pambuku..
Kur me dorë desha ta prekja..
Fletët tundi akullin zhduku..
Trëndafil i bardhë si vesa…
Bulëza akulli nëpër fletë..
Mes dëborës mrekulli gjeta..
Të këpusja më the vetë..
Gonxhet ti preka lehtë..
Afrova fytyrë e hundë..
Thitha të këndshmen erë..
Ëmbël të putha në buzë…