Raportohet se Naim Murseli tashmë ka pranuar fajësinë në komplotin e vrasjes së gruas së tij me 29 nëntor duke e paguar dorasin me 30 mijë euro për të kryer krimin.
Paparaci.com ka marrë vesh nga burime të mirë informuara se Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij. Kjo ndodh pasi Granit Plava kishte pranuar veprën penale të vrasjes së Liridona Murselit për të cilën kishte thënë se është paguar nga Naim Murseli.
Naim Murselit dhe Granit Plavës janë dy të dyshuarit kryesor për planifikimin, organizimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Murselit.
Që të dy janë arrestuar të premten pas varrimit të viktimës Liridona Murseli.
Policia dhe Prokuroria kanë njoftuar tashmë se dy të dyshuar janë arrestuar për këtë rast./gazetametro.net