Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeShtërpcë: Dikush provoi ta paguante rrymën me 500 monedha nga 2 euro...

Shtërpcë: Dikush provoi ta paguante rrymën me 500 monedha nga 2 euro fals

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Shtërpcë, KEDS-i e ka njoftuar se dikush ka tentuar ta paguajë rrymën me njëmijë euro – krejt me 2 euro false.

Ja më poshtë njoftimi i plotë i Policisë:

‘Me datën 30.11.2023 rreth orës 13:50 policia në Shtërpcë ka pranuar një informacion nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS), dega në Shtërpcë, se një person ka sjellë monedha metalike të dyshuara si të falsifikuara, 500 monedha nga 2 euro (njëmijë euro) për të paguar faturën e energjisë elektrike.

Policët hetues të stacionit në Shtërpcë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personin G.I (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdesatar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedura tjera hetimore, ndërsa monedhat e metalta janë konfiskuar’.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT