Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeVetëdorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen e vjehrrit me thikë

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen e vjehrrit me thikë

Para pak minutash është vetëdorëzuar në Polici, Edon Bujupi, i dyshuar për vrasjen e vjehrrit A.K., me thikë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, të mërkurën mbrëma, Policia njoftoi se në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë, një person theri me thikë babanë e bashkëshortes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, u bë e ditur se viktima nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.

Po ashtu, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT