STOP DHUNËS NDAJ GRUAS
Prenë e radhës tani kërkon.
Do të ndryshoj kështu, thua,
Por i njëjtë mbetesh gjithmonë.
Mjerë ajo që me ty u dashurua!
Ti që ,dhunën e ke në gjak.
Femrën quan tënden “pasuri”,
Forcë nuk ke t’i rrish larg
Se pa të nuk ke dritë në sy…
Edhe egërsirës ia kalon.
Shkatërron ç’të del përpara.
Në sy fëmijës nënën ia dhunon.
Kur ftillohesh, plas në të qara .
Dije se një femër të dha jetë
Dhe një tjetër motër ke.
Gruas kurorë i kërkove, o i shkretë.
Edhe tjetrës bijë i the.
Të mungon burrëria
Ndaj , ndjenjat për to s’i njeh .
Fryhesh ,krekosesh jashtë nga shoqëria ,
Por, s’e fshehë dot se sa i ligë që je.