Niloy Rafiq ka lindur më 6 gusht 1983 në Cox`s Bazar në Bangladesh. Ka filluar të shkruajë që kur ishte në bankat e shkollës. Poezitë e tij të para u botuan në gazetat e përditshme vendase dhe më pas në gazeta, revista dhe revista kombëtare e ndërkombëtare. Vargjet e tij janë përkthyer në njëzet gjuhë të ndryshme si dhe janë përfshirë në antologji në mbarë botën. Niloy Rafiq ka botuar shtatë libra. Ka marrë shumë çmime për krijimet e tij letrare. Poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën angleze nga përkthyesi i talentuar Jyotirmoy Nandy.
ZEMRA QAN
Guralecë në pragun e resë, lule në syrin e fshehtë
Varka e fjalëve përshëndet në një det të panjohur
Rrugën seç humbet, në breg të lumit nga dallgët,
Një dush shiu, një fytyrë memece, koha e humbur.
Zemra qan për të parë nga afër lumin Bankkhali
Pasqyra e turbullt luan me bukurinë e dashurinë,
Zambaku i ujit i butë, i qeshur me lutje të zjarrta
I dëshpëruar është përpunuesi i fjalëve të rrënjës.
O marinar trim, të lutem ki durimin e një mjeshtri
Kthehen nga veri perëndimi të divorcuarit në verë
Dëshira për një jete më të mirë në gjirin e natyrës
Një erë e lehtë fryn kundër rrymës së baticës tej.
Përktheu nga anglishtja: Irma Kurti