Fondacioni i Lorik Canës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në zonat arbëreshe të Italisë vazhdon.Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares ishte në fshatin Fallkunarë të Kozencës, duke përuruar statujën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”.
“Në rrugëtimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe bindjen se bashkë jemi një gjak, një gjuhë, një besë, mbërritëm deri në Fallkunarë në qytezën arbëreshe në provincën e Kozencës për të vendosur bustin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, vepër e artistit kosovar Asim Lokaj dhe dhurim i Fondacionit “Lorik Cana 5”.