Policia e Kosovës po vazhdon bastisjen në një argjendari në Prishtinë, e cila dyshohet që ka pasur lidhje me rastin e plaçkitjes në Suharekë.
Aty po dyshohet për një mini- bunker (Strehim i posaçëm, zakonisht i futur përgjysmë në tokë, me mure të trasha betoni e me frëngji) në të cilën ekipet e hetuesisë po dyshojnë se ka të fshehur ari, raporton Indeksonline.
Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.