Saturday, August 2, 2025
BallinaNgjyra jeteKUJDES FEMRËN SE, AJO TË SOLLI NË JETË

KUJDES FEMRËN SE, AJO TË SOLLI NË JETË

Nga Kumrie Avdyl Shala

Çfarë është ky tmerr që bëhet kundër femrës? Pse duhet të jetë kaq e shtypur ajo që e quajmë nënë, vajzë, motër, pse?!

Pse duhet të vriten pa të drejt gjinia më e brishtë, më e bukur, më e pa mbrojtur dhe më e pa fajshme në shoqërinë tonë, femra?

Kur gjithmonë ka zgjidhje për çdogjë, pse të vritet njeriu? Poqe se nuk dëshironi te jetonin me të, ka zgjithje tjetër, jo verasja, jo shuarja e jetës se kjo nuk është zgjidhje.

Përveq vrasjeve që po na tronditin çdo dite, kundër grave, vajzave, nënave, motrave po zhvillohet dhunë psiqike. Kundër femrës, në shtëpitë e tyre, të gjorat edhe sot heshtin. Heshtin në punë, në shkollë, në rruge, etj.

Ne, duhet të dimë se, pos dhunë fizike, edhe dhuna psiqike është e rëndë si vrasja.

E ne, si shoqëri, heshtim. Besa edhe e përkrahim apo e gjykojmë viktimen pa të drejtë. Ata që çojnë dorë kundër gruas, kundër femrës, duhet t´i prehet burg i përjetshëm, në të kundertën, nuk do të ndalen këto veprime të tmerrshme në shoqërinë tonë.

Ja që edhe në shekullin 21, siç e vërejmë, zhillohet patrierkalizmi, kjo veti e ultë dhe mizore kundër femrës shqiptare. Sikur nuk u mjaftua maltretua maltertimi i tyre nga serbët duke i dhunuar gjatë luftës? E, edhe tash në paqë të dhunohen e të vriten motrat e nenat tona? E ne prapë te heshtim?

Kjo po më dhemb edhe më shumë kur po hesht edhe ligji. Shteti e pushteti le të dominojnë, se femra duhet nuk të rrihet. Thuhet: të maltretohet që të mbyll gojën. Thuhet, duhet vetëm të pjell femra e të rrisë femijën, në të kundërtën, nëse ajo hap gojën, duhet të shnjerëzohet pa fije turpi nga gjithë secili çoftë, nga burri, nga i biri, nga vëllai, nga shefi, nga kolega. Po, po. Vetem pse është femër.

Kjo është e rëndë sa s’ka koment.

Të gjithë dorasësit të cilët zhvillojnë dhunë ndaj femrës, nuk duhet te humbim kohë por, gjithësesi të përfundojnë qoftë edhe në burg te përjetshëm! Përndryshe, nuk do të ndalen këto tmerre.

Kujdesuni për femrën se nga ajo erdhët në këtë jetë, o ju të pandjenja njerzore! O ju kanibal, o ju qenje të egra, o ju fundrrina të këtij fund shekulli!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT