NJË PEMË A NJË GJETHE…
I kam menduar shumë gjatë sonte,
Puthjet e buta që me binin mbi supe,
Gjethet e verdha të pemeve që binin,
Kur qafës ëmbëlsisht ti më puthje!
Dhe ti me duar kape një gjethe,
Mbi floke ma vure si një flutur,
Po unë për ty çfarë mendon se jam,
Vetem një gjethe që ke këputur ?
Gjethet ikin dhe vijnë prapë dhe prapë,
Si stinët që ndërrohen në kalendar,
Jam pemë, me degët që zgjaten drejt teje,
Në zemren tende jo gjethe, por rrënjë!