Wednesday, July 16, 2025
BallinaSportEnis Bardhi mund të largohet nga Trabzonspor në janar, klubi i njohur...

Enis Bardhi mund të largohet nga Trabzonspor në janar, klubi i njohur i Bundeligës është interesuar për shërbimet e tij

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Trabzonspori për t’u transferuar tek Union Berlini në Bundesligë

Mediumet gjermane shkruajnë se është trajneri i ri i Union Berlinit, kroati Nenad Bjelica, ai që po insiston në transferimin e Bardhit dhe është kërkesa e tij e parë.

Kroati Bjelica javë më parë është emëruar trajner i ekipit gjerman, ndërsa me Bardhin ka punuar te skuadra e Trabzonsporit.

Bardhi është i gatshëm të largohet nga Turqia për ta vazhduar karrierën në Gjermani, pasi nuk është i kënaqur me minutat te Tranzonspori.

Mesfushori ka vetëm 11 paraqitje në kampionat ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime.

Union Berlini interesohet dhe për portierin e Kosovës që është pjesë e Burnleyt, Arijanet Muricin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT