Saturday, September 7, 2024
BallinaSportReali përgatit ofertën “finale” për Mbappe-n

Reali përgatit ofertën “finale” për Mbappe-n

Real Madridi duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i PSG-së, Kylian Mbappe.

“Los Blancos” sipas medieve spanjolle, janë duke përgatitur ofertën finale për reprezentuesin e Francës.

“AS” shkruan se Reali do t’i japë afat Mbappe-s vetëm deri më 15 janar për të vendosur përfundimisht për të ardhmen.

Skuadra “merenguese” prej kohësh është duke e kërkuar sulmuesin e PSG-së.

Reali thuhet se shumë shpejtë do ta dërgojë ofertën tek PSG-ja për Mbappe-n, e që do të jetë oferta e fundit e madrilenëve për francezin.

Në rast se nuk do të pranohet oferta e “finale” e Realit nga PSG-ja dhe Mbappe, atëherë siç raportohet, Real Madridi do të hedhet në sulm për ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT