Eja, po të presë me padurim,
sikurse Penelopa ,Odisenë,
ti, llavës time ndër fluturim,
rrëmbehi flakët, dhe bëjë Orfen..
Eja, e ndezur jam si flakë,
Si eshkë , që merr zjarr menjëherë,
e gjete ishullin Itakë,
e lëre mjegullën të bjerë…
Si det me valë zemëranija,
spirancën pret, deri në rrënjë,
ylberin , ngjyrat e tija ,
qëndisma shpirtit ,një shenjë…
Shkrijmë si lëpirëse, me buzë,
puthmë ,nga koka në këmbë,
orvatur drejt murit shpuzë,
të shpirtit ,qirinj pëllëmbë.
Eja, të digjemi, si thëngjilli bashkë,
si kashta e kallëzës, në arë,
e imja buzë, tharë si bujashkë,
tëndja ,barut tek vë zjarr..
Eja ,të presë si perëndimin,
si hëna muzgun, natë për natë ,
me teleskop bëjë eksplorimin,
Teksa më ngjit qiellit të shtatë…