Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -PLAKA NË KRYEQYTET

Murtez Asllani -PLAKA NË KRYEQYTET

PLAKA NË KRYEQYTET

Një ditë plaka
në kryeqytet ka shkuar,
çuditet me të rejat
si vishen zbuluar.

I bie fund e krye qytetit
dhe shikon me kërshëri
në dyqane e restorante
plot gra dhe fëmijë.

Gratë e kohës t’sotme
sa shumë kanë ndryshuar.
disa veshin pantallona
e disa gjysmëzbuluar.

Qysh erdhi kjo ditë
gratë të sundojnë
dhe burrat fatkeq
rrinë e vështrojnë.

Dikur me dimia
dhe pështjellak mbuluar,
rronim të lumtura
kurrë pa u trazuar.

Pash shumë gra të reja
që burrat i kanë larguar
u mahnita shumë
krejt kemi ndryshuar.

Ik moj plakë e gjorë
shko ti në shtëpi,
erdhën ditë të reja
ti ende s’e di.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT