Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritVioleta Kadriu-PËR TY SONTE SYTË ME NDRIJNË

Violeta Kadriu-PËR TY SONTE SYTË ME NDRIJNË

PËR TY SONTE SYTË ME NDRIJNË

Hijeshi e rrezes sate sonte paska rënë mbi liqe,
gjinkallat dhe bletët buzë tij po gumëzhijnë,
më duket se përveç teje sonte, s’ ka bukuri tjetër mbi dhe,
o e bukura Hënë, që për ty sonte sytë më ndrijnë!


Vargu im i argjendtë sonte për ty ka hapur fletët
po i thotë dhe zemrës sime” Dhe ti një këngë për Të këndo”,
është robëruar nga nuri yt, o Hënë, që n’ liqe e as n’ det nuk tretet,
të të gllabërojë të tërën, në gjirin e tij ai do.


O Muza ime prej poeteje, përplot hire e nure,
që me gjithë këtë freski pranvere shpirtin po ma gjallëron,
që nga vegjëlia ime e hershme,për këto bukuri sa lavde thure,
e do të thurësh ende, dhe kur pleqëria të përqafon!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT