Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë tre finalistët për çmimin FIFA 2023, ka njoftuar të enjten shtëpia më e madhe e futbollit botëror.
Norvegjezi Haaland në sezonin e kaluar e ndihmoi Manchester Cityn të fitonte tre trofe të mëdhenj: Champions League, Premier League angleze dhe FA Cup.
Messi që siguroi çmimin në vitin 2022 kur udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës, arriti ta fitojë së bashku me Mbappe edhe titullin e Ligue 1 me Paris St Germain.
Mbappe që ishte finalist i Botërorit “Qatar 2022”, së bashku me Messin arriti ta fitojë titullin e Ligue 1 me Paris St Germain.
Fituesit do të shpallen më 15 janar në Londër, Angli.