Nesër prej orës 10:30 do të nis Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë do të organizohet në Kosovë.
Sot është hedhur edhe shorti, dhe dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë deri në 57 kilogramë, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale.
Në kategorinë e meshkujve deri në 57 kilogramë, short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë, transmeton Klankosova.tv.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka ftuar gjithë tifozët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të qenë të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për t’iu dhënë përkrahjen e madhe garuesve tanë.