Akil Gjakova ka fituar Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian të Hapur të xhudos në Prishtinë.
Xhudisti kosovar ka arritur ta mposhtë italianin, Manuel Lombardo. Kjo ishte medalja e katërt e Kosovës në garat e organizuara në Prishtinë, por e vetmja e artë.
Paraprakisht Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi kanë fituar medaljet e bronzta.
Medaljen e artë për xhudistin Akil Gjakova e ka ndarë kryeministri i vendit, Albin Kurti. Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë edhe presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar dhe ambasadori amerikan, Jefrrey Hovenier.