Drejt ëndrrës së bardhë flatërova
Stuhitë çava me magjinë e dashurisë
N’pentagram të shpirtit e akordova
Këngën për ty o vashë e Arbërisë.
Vargun më të bukur për ty qëndisa
Shtrydha fjalët si mjaltin nga hojet
Këndova si bylbyl nëpër qiparisa
Në qepallë pikë loti si uji nga krojet.
Në shpirt the kam shumë zhuritje malli
Sybukuri po më verbohet pa të parë.
Kurbetin mallkova heu e marrtë djalli!
Që ndanë zemrat duke i tharë e vrarë.
Ndjenjën e hyjnishme e fali Perëndia
Të lumtë ata kjo ndjenjë që i pushton
Uratë dhe bekim është vet dashuria
Kjo stoli shpirtërore botën mbretëron.