Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeVdes një person, pësoi arrest kardiak në Brezovicë

Vdes një person, pësoi arrest kardiak në Brezovicë

Një person ka vdekur pas një arresti kardiak që ka pasur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtimi, të cilët thanë se kanë bërë të mundur transportin deri në autoambulance e cila nuk mund të arrinte në vendin e ngjarjes, për shkak të bllokimit të rrugës.

“Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtimi ka intervenuar në qendrën e skijimit në Brezovice. Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë e mundur transporti deri në autoambulancën e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, bllokimin e rrugës e ka konfirmuar për teve1.info edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 21:00 nga zyrtarët Parkut Kombëtarë “Sharri”, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në afërsi të Qendrës së Skijimit në Brezovicë ka rënë një ortek i vogël bore dhe ka bllokuar rrugën. Menjëherë është njoftuar kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ështe duke punuar në pastrimin dhe lirimin e rrugës”, tha Veseli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT