Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeBie në pranga të Policisë i dyshuari për tentim vrasjen e punëtorit...

Bie në pranga të Policisë i dyshuari për tentim vrasjen e punëtorit të pompës në Pejë, ka të kaluar kriminale

I dyshuari për tentim vrasjen e punëtorit të pompës së derivateve “Molika Gas” në Pejë tashmë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës. 25-vjeçari, Maxhid Murati po dyshohet se goditi disa herë me veturë punëtorin e pompës dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes, por nuk e shijoi lirinë gjatë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, arrestimi i tij u bë pas një pune intensive nga hetuesit rajonal, teksa të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktima dhe dëshmitaret kanë kuptuar se i dyshuari e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë.

Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

Gjithçka nisi me një mosmarrëveshje verbale, por punëtori i pompës së benzinës “Molika gas”në Pejë ka pësuar goxha lëndime trupore. Ai u godit disa herë me veturë nga konsumatori që sipas punëtorit posedonte 2 euro false me të cilat tentoi ta kryente shërbimin që mori.

Pasi e goditi me veturë e i shkaktoi lëndime për të cilat u nevojit edhe ndihma emergjente, i dyshuari ka braktisur veturën dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Po ashtu, sipas burimeve të Sinjalit viktima ka pësuar frakturë në gjunjë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT