Mëngjesin e sotëm një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren. Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët fillimisht kanë pranuar informata se i njëjti ka mbetur i shtrirë në trotuar, raporton Gazeta Sinjali.
Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe nga aty është kuptuar se i njëjti tanimë ishte pa shenja jete.