Pse po heshtim si dje?!
Mos të heshtim, o njerëz të mirë,
Pse po heshtim, si dje?!
Duke heshtur, pakuptuar,
Vetes pak e ngapak,
Po i nxjerrim të dy sytë.
Ashtu të mbyllur, në vetvete,
U mpakëm nga kjo heshtje nënshtypje ndër vite…
Po provokojmë durimin e njeri-tjetrit.
Në vend që të kapim fjalën për gryke.
Të menduar, të thelluar, të ëmbël, të butë…
Të ndriçojmë shoqërinë, që aq shumë kemi nevojë.
Bashkojeni thirrjen e shpirtit tim me tuajin:
Në sheshet dhe në malet tona,
Të oshëtijë, të gjëmojë, fjala ndryshim!
Të flasim plot dashuri dhe mirëkuptim!
T’i hapim zemrën njeri-tjetrit
E, jo të qeshim, prapa shpine,
Me njërëzit në nevojë, shpirtradëshpëruar.
Falni dashuri, nesër do jetë vonë.