Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeHajnat vjedhin ari në Skenderaj, në vlerë rreth 15 mijë euro

Hajnat vjedhin ari në Skenderaj, në vlerë rreth 15 mijë euro

Mbrëmë një familje në Skenderaj ka qenë pre e vjedhjes, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur sasi të konsiderueshme të stolive të arit.

Raportohet se pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin stoli në vlerë të rreth 15 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar,sipas sinjalit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT