Konflikti Juventus-CR7 vijon ende, ndërsa 20 dhjetori është data e radhës ku palët përballen në gjykatë.
Portugezi vijon të kërkojë paratë e tij, si pasojë e mosmarrjes së pagës në periudhën kur ishte tek klubi bradhezi, ndërsa këta të fundit pohojnë se është likujduar gjithcka. Beteja ligjore nuk do të ndalet, ndërsa gjetja e gjuhës së përbashkët është e pamundur.
Sipas asaj që mediat italiane publikojnë, ylli i Al Nassr pretendon se Juventus i ka atij borxh plot 19.5 milionë euro, pagesa të sezonit 2020-2021, të cilat nuk kanë kaluar në llogarinë bankare. Për këtë cështje, drejtuesit torinezë kanë deklaruar se futbollisti nuk ka të drejtë të kërkojë këtë tarifë për faktin se hoqi dorë, vetëm për tu rikthyer tek Manchester United.
E mërkura e 20 dhjetorit ishte faza përfundimtare ku palët kanë dhënë deklaratat e tyre, ndërsa pritet dhe dhënia e vendimit nga gjykata. Në rast se nuk ka akord, çështja do të shtyhet në janar të vitit të ardhshëm. Kujtojmë se CR7 iu bashkua Juventusit në vitin 2018, aty ku luajti për 3 sezone, deri në vitin 2021, e më pas u largua drejt djajve të kuq. Gjatë qëndrimit në Torino fitoi dy kampionate, dy superkupa dhe 1 herë kupën.