Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritMeri Bo-KUR NDIZET NJË ZJARR.

Meri Bo-KUR NDIZET NJË ZJARR.

KUR NDIZET NJË ZJARR.

Sa ftohtë sonte,
po mardh
deri në asht!

Kallkan në këtë mesnatë
kur shiu
u bie trupetave luftarake të dëshirës
e s’ma shuan këtë brambullimë zjarri
që po më shkrumbon brenda vatrës!

Dhe ti,
një dëshirë që galopon drejt meje,
si një degë e thyer,
e vetmuar
që dot nuk ndizesh pa një tjetër pranë!

Zjarri i fjalëve
është benzina ku fillon gjithçka,
ndërsa era e pasionit
ndez flakët e epshit
që çmend trupat e mishtë!

Ftohtë jashtë,
por zjarr brenda nesh
dhe unë humbas në përcëllimën tënde kërcitëse,
përqafuar në krahët e tu,
mes prushit të zjarrtë të puthjeve të tua,
si dy degë krahëthyera
që ndizen
vetëm kur janë bashkë,
kur janë dy!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT