Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu -Ç'PO HINGËLLIN NĴË KALË TROJE!

Sylejman Salihu -Ç’PO HINGËLLIN NĴË KALË TROJE!

Ç’PO HINGËLLIN NĴË KALË TROJE!

Po endet në Trojë sërish një kalë,
Dhe godet tokën prapë me patkonj,
Trojanët brenda rrinë lart mbi shkallë,
Gërvishin fytyrat me duar, me thonj.

Ç’ parandjejnë një kob, një gjëmë,
Që rri mbi ta ç’ogur i zi,
Dikush Trojën e do për lëmë,
Një lëmë patkonjësh, për batërdi.

Thonë ç’ gjëmë është kjo, medet ç’ vdekje,
Trojën s’ e japim askurrë për be,
Sado fëshfërima dëgjohen n’ heshtje,
Dhe korba të zi me të zeza re.

Se një trishtim, një dinakëri,
Është futur brenda portës n’ oborr,
S’ është kjo dhuratë, kjo është tradhëti,
Pak ka Priam, shumë Antinor?

A s’ i dëgjoni n’ kalldërm trokëllimat,
Jehonë e tyre vjen përsëri,
Prapë si ndër shekuj jehojnë hingëllimat,
Ç’ agim me zjarre Trojë të pret ty?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT