Thursday, November 21, 2024
BallinaLajmeDetaje të reja nga vdekja tragjike e çiftit nga Juniku

Detaje të reja nga vdekja tragjike e çiftit nga Juniku

Vdekja tragjike e çiftit nga Juniku ka shokuar banorët e këtij qyteti por jo vetëm. Të hënën, pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Gazeta Insajderi ka mësuar disa detaje të reja nga momenti se si ka ndodhur ngjarja tragjike.

Sipas burimeve të Gazetës në atë rajon, çifti bashkë me dy fëmijët kanë qenë duke qëndruar në një shtëpi në bjeshkët e Junikut.

Sipas burimeve jo zyrtare, Fatlinda Maloku-Tofaj e cila ishte duke bërë dush e ka zënë energjia elektrike. Pastaj për ta shpëtuar atë ka tentuar bashkëshorti i saj Mic Tofaj por, fatkeqësisht e ka pësuar edhe ai pasi rryma është përçuar tek ai.

Në këto momente kritike prezent në shtëpi kanë qenë edhe dy fëmijët e çiftit.

Prokuroria e Pejës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e tyre.

Prokurori i rastit Ersan Qavolli në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar se për zhvillimin e hetimeve janë në pritje të rezultateve të autopsisë pasi që sipas tij, ka dhënë urdhër që trupave të pajetë t’iu kryhet autopsia.

“Kemi lëshuar një urdhër për autopsi për dy të ndjerët edhe për momentin jemi duke e pritur rezultatin e autopsisë, pastaj do të dalim me një prononcim me të detajuar”, tha tutje ai.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT