TË PRES
Të pres, vjeshtë e ftohtë
fletët bien e zhveshen pemët
qyteti bosh pa ty
Më mungon, po s’të kallxoj
të pres në andërr
e ti s’më vjen
Çohem në nadje
pres, po nuk të shoh se
m’kaplon malli e m’shehet dielli
Pres, po s’ta ndij zanin
zemra të kërkon
e unë, s’ta shoh buzëqeshjen
Vazhdoj të pres
nuk të shkruaj se
frigohem të të mos shqetësoj
Më në fund, e vogla tringëllimë
mesazhi yt më ngroh
e filloj të marr frymë
Shpirti hap krahët
arratisur për te ti
drejt lindjes së agut
Dielli hap synin e shpresës
përkëdheljet më pushtojnë
e jeta, prapë rifillon.