U mbush bota me buzëqeshje false
me shikime tinëzare në prapaskenë
edhe gjuha duket si mjaullimë mace
as hija jonë ma nuk po na gjenë…!
Germa në ditar fjalën nuk e thotë
kuptimi ka tretë në një sferë tjetër
vetëm dielli ende ndriçon n’këtë botë
nuk e harron dot rrugën e tij të vjetër.
Kujtimi në letër duket si me grim
fjalët humbën vlerën që kishin dikur
jemi në ëndërr duke pritur një zgjim
apo nga kjo ëndërr s’do zgjohemi kurrë.
E grisa ditarin pa e shkruar fare
as letrat më nuk paskan kuptim
vetëm një korb çukitë në dritare
për t’na kujtuar se humbëm n’harrim.