Po i hedh në letër shkurt përjetimet e mia nga takimet me miqtë e djalit tim, një çift shqiptarësh( kosovarë) në Frankfurtin e Gjermanisë.
Në një vizitë tek djali në Gjermani,disa vite më parë, bashkë me të shkuam për miqësi tek një miku i tij B., inxhinier me profesion, që tim bir e kishte ndihmuar shumë në plotësimin e dekumentave gjatë kërkimit të punës atje.
Fliste një shqipe të pastër që sa më kënaqi, aq edhe më habiti.Këtë kostatim ia shpreha tim biri kur po ktheheshim në qytezën ku ai banonte.
– Mama mos u çudit.
B. ka lindur në Gjermani.Unë u hodha përpjetë.
-Dhe ku e ka mësuar kaq pastër shqipen?!
-Në vedin ku banonin prindërit e B. ishin shumë shqiptar, nga krahina të ndryshme të Kosovës dhe të Maqedonisë. Shteti gjerman për të mësuar fëmijtë shqiptarë gjuhën e nënës, hapi shkolla shqip.( B. vëllezërit, motrat në moshën fëminore ishte arsimuar edhe në gjuhën shqipe në Gjermani para 40 vjetëve.)Të gjithë fëmijët pavarësisht trojeve nga vinin, në shkollë mësonin Gjuhë Letrare të Njësuar.
Pata rastin të bisedoj edhe me të shoqen e B. zonjën N.
e arsimuar në Maqedoninë Veriore, në një qytet në kufi me Kosovën,e ardhur si nuse në Gjermani në moshën 18-19 vjeçare, por nuk munda ta kuptoja aq qartë sa B.
Ç’presim ne shqiptarët për të rrëzuar Kufijtë gjuhësor që na ndajnë nga njëri – tjetri?
Nga kush presim?
A nuk jemi të zotë që me intelektualët brenda vendeve tona, të Diasporës me plane afatgjatë e afatshkurtër të Akadamive të realizohet kjo DETYRË që shtetet shqiptare kanë ndaj brezave të rinj?
Të rinjtë tanë po shkëlqejnë në botë në shumë fusha.
Përse ata të mos kuptohen në gjuhën e Rrënjëve të tyre, por në gjuhën e vendeve ku janë arsimuar?!