I RRËNOJNË MITET
1.
Nëpër kohë krijohen mitet
Ato portretet të ndërtuar nga letra
Që syve të turmave që i ndjekin
Ju verbojnë sytë më të pavërteta.
Sa mite të ndërtuara nëpër kohëra
E kur heronjtë e vërtet i mohojnë
Sa vështirë që nga populli të rrëzohen
Këto mite të ndërtuar nga asgjëja.
Disa mite krijohen me shpejtësi të dritës
Por na duhet kohë e gjatë për t’i prishë
Për t’i djegur folët e tyre të mashtrimit
Të ndërtuar në shtatore në tokën e atdheut.
Të gjitha mitet të krijuar në mendje
Të atyre që janë mendjelehtë në udhëtim
Kapen për shkume e kërkojnë shpëtim
Por lavditë e trimave do i rrënojnë mitet.
Veprat e pa bëra bëhen si të mirëqena
Nga ata që janë gjysmë të shitur në tokë
Mundohen të peshohen në të njëjtën peshore
Si vepra e të shiturit e si vepra e çlirimtarit.
2.
E bardha nuk bashkohet kurrë me të zezën
Njera do dominoj në këtë sipërfaqe të jetës
Por ka njerëz që mundohen t’i lidhin bashkë
E t’i bëjnë të ëmbla që të dyja për njerëzit.
Por që të dyja jetojnë në të njëjtën kohë
Por në luftë përherë njëra me tjetrën
Mitet e krijuara në kohë të ndryshme
Rrënohen nga lindja e heronjve të dritës.
Drita e vërtetë që ka rreze të mëdha
Të gjitha shtatorët e miteve do i flakë
Do i thyej gurët e tyre të bardhë për sy
Ku brenda tyre ka pluhurin e errët të kohës.
Pasi të rrënohen të gjitha këto mite
Të krijuar nëpër kohë me gënjeshtra
Populli do pendohet që vrapoj pas hijeve
E do i mallkojnë vitet që besuan në mite.