Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -LULJA E ÇELUR (Kur dashuron poeti...)

Zymer H. Haliti -LULJA E ÇELUR (Kur dashuron poeti…)

LULJA E ÇELUR

(Kur dashuron poeti…)

Një lule kishte çelur në mjedis t’luadhit
Rritej çdo ditë nën rrezet e arta të diellit
Ajo e vetme, po priste duartë e një djalit
Ishte shume e bukur e kuqe si bojë qielli.

Vitet vinin e iknin ajo qëndroi në pritje…
Se një ditë do ta këpuste dora e mbarë
Bëhej e bukur shumë dhe fletët i lëvizte
Bashkë me rrezet e diellit si margaritarë.

Një ditë atypari një djalë kaloi
Ecte lirshëm duke shikuar përreth…
Papritur drejt lules shikimin drejtoi
Dhe për pak çaste afrohet ta prekë…

Bukuria e saj dhe aroma e mahnitur
E bën djalin që mendjen ta humbiste
Këtë çast të bukur ka kohë kishte pritur
Nëpër rrugët e jetës gjerësa po shëtiste

E këputi atë lule dhe e dërgoi në shtëpi
I dha një vend meritor në familjen e tij
Çdo ditë e shikon kujdeset me respekt
Dëshirojnë të lumtur
të kalojnë këtë jetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT