Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-SINJALE

Valbona Kolaveri-SINJALE

SINJALE

Mekur shpirti
Po rënkon pa zë,
Kur heshtjes për ty
Çdo çast i flas

Sinjalet e saj
Po më godasin pareshtur
Nën heshtje të heshtjes
Po më përpijnë sytë e saj

Nën petkun e heshtjes
Mbuluar,
Veçse po mbërdhij
E zhveshur ,e mpiksur
është zemra tek vuan

Më kot asaj i falet
Ta shpëtojë një ditë
Se ndoshta ajo
Do t’i flasë më mirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT