Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritVET URTIA, ANTON ÇETTA!

VET URTIA, ANTON ÇETTA!

Anton Çetta, Mjekërrbardhi,
Burrë Urtie si n´Legjenda,
Kreshnik Shekulli, ai Plisbardhi,
çfarë s´thot fjala, e thot kënga!


Ky Shkëmb Mali, Shkëmb mbi Kreshta,
fjalë e tij si Oshëtimë Moti,
është më i Madh se vet Majë-Bjeshka,
për Dhuratë na e dërgoi Zoti!


Pjesë Hyjnore e Historisë,
e Kombëtares me Traditën,
e Kulturës dhe Letërsisë,
FILIZAVE “t´mbyllur” ua fali Dritën!


Ska Urim që nuk iu tha,
ska Bekim që nuk iu dha,
Kombi Ynë ishte me Fat,
që Bacë Antonin e Madh e pat!


I përulemi Jetës dhe Veprës,
Urtisë së Madhe në Pajtim,
Epokë Nderi në Rrugë t´vërtetës,
HYJI në Qiell i dha Bekim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT