Këtë mëngjes hynë
Rrezet e diellit n’dhomën time
E m’i zgjuan ëndrrat
E fjetura,
Dhe shpejt ikën
U fshehën pas reve
T’shpërndara qiellit pa fund,
Vargu rrodhi mes ëndrrave
Dhe rrezeve të diellit
N’stinën e ftohtë
Në fundin e dhjetorit
Kur motet ndërrohen.