Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Nuse shqipëtare

Manushaqe Hoxha Laçi-Nuse shqipëtare

Trupi yt ngjalë
flokët në shpinë
Ngritur me natë
bukuri që ndrin


Baluket fije-fije
syrin kanë zënë
Rrezatim bukurie
yll, diell e hënë


Herët në mëngjes
ngrihesh lozonjare
Trëndafil me vesë
ti nuse shqipëtare


Me syrin shkruar
akoma pa gdhirë
Mbush ti në krua
ujë për të pirë


Punët e shtëpisë
kryen pa përtesë
Kafen vjehrrisë
sjell çdo mëngjes


Tabakaja në dorë
të shton hijeshinë
Je buqetë luleborë
paqe për vjehrrinë


Dhe një ëmbëlsirë
servir në mëngjes
Për një ditë të mirë
shpirtin atyre ndez


Me buzën në gaz
traditë e marifet
Gjithçka me maraz
e servir plot lezet


Të ndodhë ndryshe
s’ mundet kurrsesi
Nga nënë e gjyshe
mësove përgjegjësi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT