Kohë e vrarë
Me një copëz mjergull, bëra lot të qarë
Por kur ranë mbi faqe, ishin ngrirë e tharë
Dhe ndër rrokullimë, u bënë mijëra pjesë
Ca për mbrëmje vonë e ca për mëngjes.
Me një copëz reje, bëra shportë të gjërë
Me brengë e me halle, e mbusha të tërë
Shporta mu rrëzua, nuk e mbajta dot
Mu shpërndanë retë, ikën kot më kot.
Me rrekeza shiu, mbusha një çini
Kur të errësohet me fund do ta pi
Po nuk shova etjen, u bëftë copë e çikë
Po se più dheu do ta pi një pikë.
Me ca floçka bore bëra një shtëpi
Fryu erë e çmëndur dhe bora u shkri
Mbeti vetëm akull sa dol diell i parë
Mblidhem edhe strukem në kohën e vrarë.