Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritImer Gllareva-JETOJMË ME MALLIN

Imer Gllareva-JETOJMË ME MALLIN

JETOJMË ME MALLIN

Sërish në pritje të zogjëve
Të vijnë nga kurbeti n’këtë stinë
Ndonse vitet ikin furishëm
Në heshtje e mbyll mallin tim!


Kujt do t’i qahem për pritjen?
Askush pikëllimin s’ma lexon
Përqafohem me rrezet e diellit
Në ëndërr largësive haprojë!


E pyeta të bukurën Afroditë!
Pse engjujt e mi nuk vijnë?
Në shtëpin e tyre t’kujtimeve
Që natën t’a shëndrrojnë në ditë!


Mbi fytyrën time të moshuar
Shihen çartë rrudhat e ballit
Humbi labirinteve të mendimit
Ndoshta vijnë gojë-artët e babit!


Çdo ditë kur zgjohem n’mëngjes
Kafen n’ballkon dua ta pijmë
I pres nipçet e mbesat nga kurbeti
Të çmallem me ta n’përqafim!


-Kur malli të mundon në shpirt
Pagjumësia merr krahë e ikë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT