AMANET VJESHTE
Hap i fundit, si një burrneshë,
Më e bukur se një pikturë,
Dhembje ndjen secilin gjethë,
Mes ndryshimit, humbet çdo nur .
Pemët zhveshen, bardh e zi,
Zhduken ngjyrat pranë dimrit.
Vjeshtë e ambël krejt dashni,
Kur shkon ti, humb rrezja e diellit.
Me një grua, sa shumë ngjan,
Sakrifikon pak e nga pak
E fton dimrin, festat mban,
Gjethin lulesh e sjellë prapë.
Amanet të ma kesh kujdes,
Asnjë gjeth të mos ma harrosh.
Me ankth, në pranverë të pres,
Ndonjë lule më shumë t’ma dhurosh.
Verën tande, dimrit t’acartë do pi,
Po dhe të dehem pak më falet.
Është vështirë të rri pa ty,
Se ti, edhe nga gjethi i ndez zjarmet.