Sunday, September 8, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikPotreti i poetes nga Tropja Zyra Ahmetaj

Potreti i poetes nga Tropja Zyra Ahmetaj

Zyra Ahmetaj u lind më 25 prill 1956 në fshatin Kepenek, Lokaliteti Bytyç-Tropojë. Mbaroi Shkollën e Mesme Bujqësore në Tropojë më 1975.

Duke u kthyer nga aksioni kombëtar në Metalurgjik të Elbasanit, si pasojë e një aksidenti automobilistik, dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore, duke u detyruar të vazhdojë rrugën e pandalur të leximit dhe studimit në mënyrë private.

Ka botuar këto libra me poezi. -Fluturojnë Ëngjëjt në vitin 2004. -Alfabeti ynë në vitin 2015. -Plisi Shqiptar në vitin 2016. -Ndrit Shandan në vitin 2017. -Ngjyra Janari në vitin 2018. -Kështjellë dhe Lëndinë në vitin 2019. -ZËRI I ATDHEUT V. 2022. -SHTIGJEVE TË DHIMBJES. V.2023.

-Ka botuar një libër me poezi të zgjedhura të saj të përkthyer në Italisht në vitin 2020 të titulluar “Kështjellë në Lëndinë”

-Një libër të përkthyer në greqisht në v. 2022, të titulluar DASHURI E SHPIRTI TIM

-Një tjetër në rumanisht të titulluar:-PËR TË GJITHA DASHURITË”.

Ka botuar dy libra në shqip dhe frengjisht të titulluara: -PËR TË GJITHA DASHURITË -KOLORIT NDJENJASH.

-Më 2022 ka botuar një libër me poezi që miqtë e saj poet, i kan kushtuar me nderime maksimale, të titulluar “TINGUJ ZEMRASH”

Është bërë pjesë potente e shumë antologjive poetike.

Ka botuar nga poezitë e saj, në gazeta dhe revista të ndryshme.

Ka fituar çmime të ndryshme në konkurse poetike. Ka disa libra në redaktim dhe pregatitje për botim, tashmë edhe në prozë si dhe një libër studimor për etnosin kulturor të rrethit Tropojë.

Në kohën e eksodit të detyruar të kosovarëve, nga lufta për liri kundër dhunës,dhe barbarizmave serbe, ka pritur dhe përkrahur një familje të plotë kosovare. Është aktiviste shoqërore, e zgjedhur drejtuese e Shoqatës Para dhe Tetraplegjike të Shqipërisë për Qarkun e Kukësit si dhe në shoqata të tjera intelektualësh invalidë të vendit, etj.

Është nderuar me Titullin “Krenaria e Qytetit të B. Currit”, nga Këshilli Bashkiak i këtij Qyteti në vitin 2005. Është nderuar me titullin”Qytetare Nderi i Komunës së Tropojës në vitin 2007. Ka krijuar grup artistik folku, nënë drejtimin artistik,prej saj, me të cilin ka fituar çmimin e dytë në Festivalin Folklorik organizuar nga Kisha Ortodokse Shqiptare në vitin 2007

. Ka realizuar disa klipe këngësh folklorike, balada, ninull dhe një këngë kreshnikësh me lahutë, të kënduara në mënyrë amatore, me tekste të krijuara vetë shumicës së këngëve. Përkrah talentet e reja kulturore. Ka kontribuar në etnosin kulturorë të rrethit Tropojë, me koleksione rrobash kombëtare si dhe krijimin e një arsenali të plotë me kostume të reja kombëtare të zonës së vet

. Ka kontribuar edhe në studimet që i jan bërë Eposit të Kreshnikëve, duke ditur shumë legjenda prej tij të përcjella në breza në familjen e saj. Ka kontribuar si pajtuese në mes çiftesh në krizë bashkshortore. Ka kontribuar në përvetsimin e Gjuhës Angleze si kordinatore vullnetare në projektin e saj në bashkpunim me K. O. A. SH.në, dhe mësueset e anglishtes, nga dy grupe nxënësish për 7 vite; nga 2004 gjer më 2011.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT