Skuadra e Real Madridit është fituese e Superkupës së Spanjës. “Mbretërit” i shkaktuan një humbje të rëndë rivales së përbetuar, Barcelonës (4:1) në finalen e kësaj gare, duke shtuar presionin ndaj trajnerit Xavi Hernandez, të cilit nuk po i shkojnë punët aq mirë në klubin e tij të zemrës.
Madrilenët kanë pasur një mbrëmje fantastike, duke rikthyer në fronin e kësaj gare pas një viti. Ky është trofeu i katërmbëdhjetë i Superkupës për Real Madridin dhe kësisoj e barazoi numrin e trofeve me Barcelonën.
Vinicius Junior ishte padyshim lojtari i ndeshjes. Braziliani pati mbrëmjen e tij dhe shënoi hat-trick. Të tre golat ai i realizoi në pjesën e parë, teksa me një gol kontributoi edhe Rodrigo. Në anën tjetër, Robert Lewandowski shënoi golin e vetëm për Barcelonën. Klubi katalanas e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi Araujo u përjashtua për shkak të kartonit të dytë të verdhë.