Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritVioleta Kadriu-AROMË E SHTËPISË SIME

Violeta Kadriu-AROMË E SHTËPISË SIME

AROMË E SHTËPISË SIME

Sa herë shtëpia ime
ka ndërruar stolitë,
por, si për inat të viteve
ruan të njëjtën aromë,
ende ngërthen në vete
të gjitha dashuritë,
ende jehona e qeshjeve fëmijërore,
lodron në çdo dhomë!


Ende shtëpia ime
ruan valse dashurie
të atyre shpirtrave që rrotë e kohës
i treti dikund larg,
ende në të harbohen
pena muzash poezie,
edhe atëherë kur në vjeshtëshpirti të saj
pikon loti varg.


Brenda këtyre mureve
shpirti m’ shijoi çdo stinë,
atë të trëndafilëve të sapoçelë,
me dehësen aromë,
rrezim dielli gushtak,
tek me verëkuqen ngrente dollinë,
klizantema vjeshtake, fjongo dimërore,
që s’ mundi t’ i fshijë asnjë gomë!


Ah, moj shtëpia ime
sikur të kishe gojë,
të tregoje nga dallgët e jetës
sa herë në ty jam përpëlitur vrarë,
t’ i tregoje të dashurit të zemrës
se dhimbjet nuk ndërrokan bojë,
sa herë nga gëzimi, pikëllimi
bashkë me mua
dhe këto mure kanë qarë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT