Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-GJURMË

Valbona Kolaveri-GJURMË

GJURMË

E shkuara,
S’është e shkuar,
Nëse dhembja
Të shkon e harruar
Trupit tënd arnuar,
E udhëve
Rrënjësh shkretesh

E tashmja,
S’është e tashme,
Nëse çastit si gëzohesh
Vetes,
Ku lumturinë
Ta përqafosh
Në zgrip të pamundësive,
Dhe ti falesh ditës
Që dhe sot je gjallë
Jo fjalëve e
Kotësive,
E të mendosh
Sikur të nesërme s’ka,
Dhe se ajo
Asht e fundit ditë
Me e dasht

E nesërmja
S’mund të jetë
Aty pë ty,
Nëse,
Qëllim në vetvete s’ke,
Dhe rend
Kërkundit
Pa destinacion
Për veten,
Pa ditur
Ku ke ecur gjurmëve.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT