Wednesday, September 3, 2025
BallinaLajmeNjë grua e lënduar, Policia deklarohet për rënien e çatisë në Arbëri

Një grua e lënduar, Policia deklarohet për rënien e çatisë në Arbëri

Një grua ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objekti të Komunës së Prishtinës në Arbëri.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ajo është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT