Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala-MUAJI ME SHUMË EMRA

Kumrie Avdyl Shala-MUAJI ME SHUMË EMRA

MUAJI ME SHUMË EMRA

Muajin JANAR si ta quaj apo pa emer do ta lë;
Ta quaj muaji i shirave e i ngricave t’carta,
apo ta quaj muajin e trimave e trimëreshave.
Ti muaji i Lavdisë , muaji i lotëve të nënave e i grave, e i fëmijëve.
Muaji i heronjve të Shqiptarisë.
Muaj i shtërngatave,
I flakadanëve të lirise.
Muaji që trimat tanë na i vranë, i tradhtuan në besë i prenë, me gjak i lan,
trimat e lirisë.
Ky muaj i kobshëm i përgjakshem muaji i tradhtisë je.
Andaj unë pa emër dua të të lë, sepse shumë emra ke.
O, Muaj një, ti se meriton emërimin,
Meriton të ngelesh pa emër, dhe ashtu përherë do të të lë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT