Inter ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Napolit dhe tani do të rikthehen në Itali me trofeun e parë të sezonit.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë mjaft të qetë nga të dyja palët, të cilat prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të shënuar gol.
“Nerazzurët” rastin e parë serioz e patën me anë të Federico Dimarcos (16’), gjuajtja e të cilit përfundoi fare pranë shtyllës së djathtë të Gollinit.
Në fakt Inter kaloi në avantazh përmes Lautaro Martinez (39’) por argjentinasi ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.