Mos mé leré vetëm.
Sa heré té thashé e dashur eja,
me pa durim, ty po té pres,
gjoksit tënd ,buzët ushqeja,
brigjeve tua ,dua të mbes.
Ti je e bukur si drité mbi valé,
kurorë magjie.ne çdo rrugétim,
drejt meje ,vjen si yll i rrallë,
të puthé çdo breg té mallit tim.
Ne sytë e tu ,i dehur isha,
me buzé të njoma, e té brishta,
kurr su ngopa,me buzët e tua,
liqen dhe det ishin pér mua.
Të rrémben si krojet né lugina,
kur shkrihej bora ,e zbret nga mali,
si burim i freskët né kodrina
me sy té paster, si kristali.
Ne jetë, pa ty su ndjeva miré,
ndjenjat vérshojné si mé paré,
pa ty s’mé plotson asnjë dëshirë,
zemrat përqafuar,nuk jané ndaré.
Stinët sollën shi ,e re té ftohta,
prrojet mbushen me ujé té rrémbyer,
mé mungojné puthjet e sajé té ngrohta,
dallëndyshet ikén ,me zemër té thyer.
Mos u brengos e dashura ime ,
me ty jam ,kudo, kesaj bote,
si rrezet e diellit,ndér agime,
derdhet shkëlqimi,dhe bukuria jote.