Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani -Babait!

Teuta Beqari Osmani -Babait!

Babait!

Babai, gjithmonë më këshillonte të flisja pastër
Pa gabime
Që kur fillova të flisja
Por, zakonisht flisja rrallë dhe fjalët i thosha gjysma gjysma
Qysh kur babai më nxorri fotografi këtu në këtë kornizë që shihni
Fillova ta shihja veten
Dhe i thosha fotografisë “godrafia”!
Sa motrat e mia më të mëdhaja qeshnin dhe kënaqeshin nga ajo që unë fillova të flisja
Por, u pëlqente që të flisja me gabime
Se isha më e vogla.
Por, babait dhe mamasë i vinte keq që unë nuk flisja shpesh
Por flisja dhe me “th”!
Për shkak se mbaja gishtin në gojë
Për shkak se kisha probleme me veshët
E me dëgjimin!
Por, serioziteti i babait, më çonte deri atje sa thosha “më mirë të mos flas”
Por, vetëm buzëqeshja.
Eh dhe kur buzëqeshja, më donin e më shumë
Sa më grinin nga të puthurat.
Dhe deri sa fillova të flas në rregull, dhe deri sa fillova të shkruaj, më nuk bëja gabime!
Por, dhe atëherë më luteshin të flisja sikur dhe një fjalë
Dhe kur flisja, më nuk qeshnin, por mendoheshin .
E derisa u bëra të kuptoja veten se u rrita, më thonin; “ti kur flet, vret 100 vet”!
E babai më donte më tepër e pse nuk flisja shpesh, e sepse nuk bëja gabime as në të folur.
E as në të menduar!
Sa më thosh; “Ti fjalën e ke plumb”!
“Dhe pse je kaq e urtë”!
Ndaj këshillat janë “ilaç” për formimin e njeriut që sa lind!
Ndaj kam debules për babain, dhe jo pak veta më thonë; “se nga intelektj i ngjan tët eti”
Akoma dhe sot e kësaj dite, më thotë të njëjtën gjë dhe im shoq;
“Je njësoj si Bedriu”!
E unë e kam për nder të jem si im at’!
(Se ka e nga ato gra që flasin shumë por s’thonë asgjë, pa shpirt, pa mënd
Që; -As nuk vrasin e as nuk ngjallin!)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT