Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeCikël poetik me vargjet e poetes Shyrete Demaj

Cikël poetik me vargjet e poetes Shyrete Demaj

Dallgë malli

Shiu pjergull varur resë
Psherëtin mërzitur
E pret ujin tokë e shkretë
E etur babëzitur

Ngjyrat zbehur në ylber
Fjetur e dremitur
E zgjon agun në mëngjes
Një vesë e papritur

Rrugës qumështit pa kujdes
ëndrrat kalëruan
Zhveshur, hedhur, flokëlëshuar
Yjet turpëruan

Mjegullnajave të penduara
Mu thinjën mendimet
Të coptuara në haresë
I mbledh ca kujtime

Sjell një fllad me ethe shumë
Drithma simfonie
Më zgjojn notat thellë në shpirt
Ndjenja dashurie

Dallgë malli përmbi det
çmendur dashuruar
E puth bregun qaj e qesh
vdesin përqafuar

Merri

Merri çastet, orët, ditët..
Merri netët pagjumë tuj mendu për ty
Merri ëndrrat që për ty i thura
me plot dashuri.
Merri muzgjet e zjarrta
Merri agimet e arta
Merri, merri, stinët e acarrta.
Merri kujtimet album me fotografi
Merre dhe mbytu në lumin e lotëve
që derdha për ty…

Ma shtërngo dorën.

Ma shtërngo dorën,
Kur dhëmbët më kërcasin dhimbjesh
Kur tehut të thikës këmbët më gjakojnë.
Ma shtërngo dorën,
Kur loti ma djeg shpirtin
Kur në mjegullnaja humb drejtim.
Ma shtërngo dorën,
Kur ëndrrës frikshëm bie në greminë
Kur errësira mbulon qiellin tim.
Ma shtërngo dorën,
Dilemash mendja ime copëtuar
E shpirti shpresash pranguar.
Ma shtrëngo dorën,
Kur heshtja fjalët mi lë pa fjalë
Kur unë s’jam unë, por të them më fal.
Ma shtërngo dorën, ma shtërngo,
të lutem mos më le…
E jotja jam… mbi edhe nën dhe…

NË PRITJE

Sonte është mbuluar dhoma
nga manteli i zi i natës
Qetësi therrëse mbizotëron

Mendimet janë çliruar nga vargojt e kohës
Pikturat imazhe të fjetura u japin jetë
Kujtimet m`i lag ky shi i papritur

Dallgët e mallit zgjojnë një lumë
që ethshëm gjarpëron shpeshherë mbi mua
Herë lum i qetë e herë si përrua

Me zjarr në votër ish kjo dhoma ime
e ndezi t`i ngroh e t`i thaj ca kujtime
Nuk mundem që tutje t`i hedh
Zjarrin e shpirtit më ta ndez

I lehtë vjen ajri dhe mendimet shtegëtojnë
Presin agun të kthehen prapë
Të ngrohta shkëlqyese me rreze ngarkuar
Puthje hëne t`i vënë kapak
Rrezet e diellit ledhatojnë çerpikun
Për puthjen e parë në këtë mëngjes

Të pres…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT